LAJME / E Enjte 18 Shtator 2025, 23:11

“Hap historik: Katari sfidon Izraelin në gjykatën më të fuqishme të botës”

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer në Lindjen e Mesme. Katari njoftoi mbrëmë se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), pas sulmeve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që, sipas autoriteteve, kanë shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit në kryeqytetin Doha.

 

Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, bëri të ditur përmes një postimi në X se ka zhvilluar dy takime urgjente me Zëvendës Prokuroren e GJNP-së, Nazhat Khan, për të diskutuar hapat ligjorë kundër Izraelit.

“E përsërita angazhimin e Katarit për të mbështetur rrugën e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të siguruar që ata që kanë kryer krime të mos i shpëtojnë ndëshkimit sipas ligjit penal ndërkombëtar,” shkroi Khulaifi, duke e cilësuar veprimin e Izraelit si “agresion kundër Shtetit të Katarit”.


Ky zhvillim mund të ndezë edhe më shumë tensionet në rajon, duke sjellë një përballje të fortë jo vetëm politike, por edhe ligjore në arenën ndërkombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE