
Shqipëria mbylli negociatat për 3 kapitujt e parë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Grupi i punës për zgjerimin i njohur me emrin Coela miratoi paradite mbylljen e bisedimeve për 3 kapituj; kapitullin 30 që ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme; kapitullin 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën dhe kapitullin 25 që ka të bëjë me kërkimin shkencor.
Mbyllja e këtyre 3 kapitujve kaloi pasdite në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Në faqen e Këshillit Europian është publikuar që konferenca ndërqeveritare për mbylljen e kapitujve do të zhvillohet në Bruksel, të martën në 14 korrik, në orën 19.00.
Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
thanë Samiti i NATOS u anullua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
