LAJME / E Enjte 6 Shkurt 2025, 15:03

Gruaja iraniane del e zhveshur tërësisht dhe hipën mbi makinën e policisë. Video

IRAN- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Iran, ku një grua tërësisht e zhveshur, ka dalë në rrugët e qytetit. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Mashhad, qyteti i dytë i Iranit, ku gruaja pa asnjë rrobë në trup është filmuar teksa i del para një makinë policie.

Pamjet tregojnë gruan duke u ngjitur mbi makinën, duke u bërtitur oficerëve dhe duke u ulur në xhamin e përparmë me krahët e saj ngritur. Sipas raportimeve, kjo ishte një formë proteste ekstreme që gruaja kishte zgjedhur për të kundërshtuar trajtimin e grave në vend.

Sipas asaj që raportohet në rrjetet sociale, e reja ka bërtitur fraza të tilla si: “Shihni punën tuaj”. Makina të tjera dëgjohen duke u rënë borive.