
Gazetarja e njohur e televizionit “Sky News”, Yalda Hakim, është rikthyer në Shqipëri dhe po kalon disa ditë pushimi me familjen e saj në bregdetin e jugut.
Gazetarja, e lindur në Kabul të Afganistanit, dhe e rritur në Australi, ka publikuar në Instagram foto nga momentet që po kalon me familjen në bregdetin e Dhërmiut.
“Në Shqipëri, gjithmonë pranë zemrës time. E lumtur që u riktheva”, shkruan ajo.
Gazetarja Yalda Hakim, e cila drejton edhe fondacionin “The Yalda Hakim Foundation”, ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Kjo për shkak se Shqipëria strehoi refugjatët e larguar nga Afganistani në vitin 2021.
Mes refugjatëve që mbërritën në Shqipëri nga Afganistani ishin edhe disa vajza studente të fondacionit të saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
