LAJME / E Shtunë 28 Qershor 2025, 13:01

Gjetje të reja në Lin, zbulimet arkeologjike konfirmojnë se vendbanimi palafit është më i vjetri në Europë

Në Lin të Pogradecit ka përfunduar faza e parë e gërmimeve arkeologjike, ku janë zbuluar materiale të rralla që e rendisin vendbanimin si një nga më të hershmit në Evropë. Arkeologët thonë se rëndësia e gjetjeve arkeologjike në Lin është tejet e madhe. Punimet arkeologjike në Lin janë pjesë e një projekti të Universitetit të Bernës në Zvicër, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri. Ekipi shqiptaro-zivcerian drejtohet nga arkeologu Adrian Anastasi dhe profesor Albert Hafner.

Në Lin ka përfunduar tashmë dhe faza e parë e gërmimeve për vendbanimin e lashtë palafit, ndërsa drejtuesi shqiptar i projektit arkeologu Adrian Anastasi konfirmon se ka patur gjetje të reja si gardh rrethues, etj. “Me punimet që jemi duke kryer nën ujë ka dalë një gardh i ri, i cili e shton në 4 le të themi modelet e vendbanimit në Lin 3 dhe vazhdon puna, jemi të kënaqur në këtë pjesë”, thotë arkeologu Adrian Anastasi në një reagim të tij për mediat. Ndërsa për arkeologun e njohur Ilir Gjipali, rëndësia e këtyre gjetjeve është tejet e madhe, pasi rikonfirmon se ky vendbanim është më i lashti në Europë.

“Në pikëpamja të vendbanimeve liqenore është më vendbanimi më i vjetër jo në Shqipëri e në Ballkan por dhe në Europë. Ka edhe elementë të kulturës materiale që janë shumë të vjetra që lidhen po me këtë vjetërsi të vendbanimit. Është një investimi jashtëzakonshëm prerë mijëra trungje për të ndërtuar atë platformën ku ngriheshin banesat dhe pastaj aktiviteti tjetër e plotëson më së miri këtë për të treguar se si jetonin njerëzit atë kohë 8000 vjet përpara”, shprehet arkeologu Ilir Gjipali ndër të tjera.

Bashkëpunimi në fushën e arkeologjisë

Ambasadorja Ruth Huber, gjatë një vizite në sitin e Linit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për këtë projekt në fushën e arkeologjisë. “Për ne si Ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga Universiteti i Bernës me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e lashtë të këtij liqeni të vjetër të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin”, u shpreh Huber.

Gërmimet arkeologjike në sitin e Linit në Pogradec në 2024 vijuan për të katërtin vit radhazi. Arkeologët vjet në korrik u rikthyen në sitin arkeologjik të Linit në Pogradec, projekti kërkimor shkencor “Lin 3, Gërmime arkeologjike nënujore” vijoi me ekipin shqiptaro -zvicerian. Ndërsa kërkimet në 2023 faktuan vendbanimin palafit të Linit si më të vjetrin në Europë, vjet grupi i arkeologëve vijoi të mbledhë materiale. Ekspedita arkeologjike shqiptaro zvicerane, e përbërë nga ekspertë të Institutit të Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave dhe atij të Universitetit të Bernës është, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE