
Sirianët kryesojnë listën e shtetasve të rinj gjermanë, shumica mbajnë edhe shtetësinë origjinale
Sirianët kanë qenë grupi më i madh që ka marrë shtetësinë gjermane gjatë vitit të kaluar, të ndjekur nga qytetarët e Turqisë, Afganistanit, Iranit dhe Rusisë, raporton agjencia DPA.
Sipas një ankete të grupit kërkimor “Mediendienst Integration”, shumica dërrmuese e personave që janë natyralizuar në Gjermani gjatë vitit të kaluar kanë mbajtur edhe shtetësinë e tyre origjinale, në përputhje me rregullat e reja për dyshtetësinë.
Të dhënat tregojnë se përqindja e të natyralizuarve që posedojnë më shumë se një shtetësi në qytetet e analizuara varion nga 85 deri në 98 për qind.
Ata që nuk kanë përfituar dyshtetësi, kryesisht kanë qenë persona pa shtetësi para natyralizimit ose shtetas nga vende që nuk lejojnë dyshtetësinë, si India, Etiopia dhe Eritrea.
Reforma e miratuar në vitin 2024 nga koalicioni i mëparshëm qeveritar në Gjermani ka lejuar shumicën e aplikuesve të mbajnë shtetësinë e tyre ekzistuese gjatë marrjes së pasaportës gjermane. Po ashtu, periudha minimale e qëndrimit për natyralizim është ulur nga tetë në pesë vjet, ndërsa rruga e përshpejtuar për integrim të shpejtë është hequr nga qeveria aktuale.
Ndërkohë, numri i kërkesave për natyralizim në vitin 2025 ka rënë me rreth 10 për qind, në rreth 189 mijë aplikime.
Berlin ka regjistruar numrin më të madh të kërkesave me rreth 36,100, i ndjekur nga Mynihu me rreth 17,800. Në Mynih raportohet gjithashtu një numër i lartë i kërkesave të pashqyrtuara, me mbi 40,200 dosje në pritje.
Sipas të dhënave paraprake, pritet që mbi 300 mijë persona të kenë marrë shtetësinë gjermane gjatë vitit 2025.
Sirianët mbeten grupi më i madh i të natyralizuarve, të ndjekur nga qytetarët e Turqisë, Afganistanit, Iranit dhe Rusisë, sipas DPA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
