LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 10:10

Gjermania flet: ndryshimi i Merz-it nuk bind shumicën e votuesve - ja pse

Anketë në Gjermani: Shumica nuk besojnë se zëvendësimi i Merz-it do të rrisë mbështetjen për konservatorët

Një anketë e publikuar së fundmi në Gjermani tregon se shumica e qytetarëve nuk besojnë se blloku konservator CDU/CSU do të përfitonte në sondazhe nëse kancelari Friedrich Merz do të zëvendësohej me një lider tjetër.

Sipas sondazhit të agjencisë “Forsa”, të realizuar për transmetuesin RTL dhe revistën “Stern” dhe të cituar nga DPA, 53 për qind e të anketuarve mendojnë se konservatorët nuk do të kishin rritje të mbështetjes me një kancelar tjetër nga radhët e tyre.

Ndërkohë, 41 për qind e të anketuarve besojnë se një ndryshim në lidership do t’i sillte përfitime unionit CDU/CSU.

Edhe mes vetë mbështetësve të CDU/CSU-së, opinioni është i ndarë: 42 për qind mendojnë se një lider tjetër do të përmirësonte rezultatet, ndërsa 56 për qind e kundërshtojnë këtë ide.

Sondazhi është realizuar më 28 dhe 29 maj, mbi një kampion prej 1,008 personash.

Rezultatet vijnë në një kohë kur në media gjermane po qarkullojnë diskutime të brendshme në kampin konservator mbi mundësinë e një zëvendësimi të Merz-it, pas një viti të vështirë në krye të qeverisë.

Si emër i mundshëm pasues përmendet Hendrik Wüst, kryeministri i landit më të populluar gjerman, Nordrhein-Westfalen.

Megjithatë, zyrtarë të CDU-së kanë hedhur poshtë këto spekulime, duke i cilësuar si të pabaza. Jens Spahn i ka quajtur raportimet “marrëzi”, ndërsa Wüst është shprehur se bëhet fjalë për spekulime të kota dhe ka ritheksuar mbështetjen për kancelarin.

Në kampin konservator dhe partnerët e tyre të SPD-së po zhvillohen aktualisht negociata të vështira për reforma të mëdha në sistemin e pensioneve dhe shëndetësisë, në një kohë kur ekonomia gjermane po përballet me sfida të mëdha.

Sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, e ka quajtur debatin “të sajuar”, duke theksuar se qytetarët janë më të shqetësuar për çmimet e energjisë dhe taksat sesa për çështjet e lidershipit politik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE