
DJ Gimbo ka zbuluar detaje nga projekti i tij më i ri muzikor, i cili lidhet ngushtë me periudhën më të komentuar të tij brenda Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për remix-in e këngës ikonike “DJ” të Rezarta Shkurta, një hit që u rikthye fuqishëm në vëmendje gjatë qëndrimit të Gimbo-s dhe Selin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kënga u kthye në një lloj “himni” të dyshes gjatë spektaklit, ndërsa tani ata kanë vendosur ta sjellin edhe në një version të ri, të shoqëruar me videoklip.
Protagoniste në klip do të jetë pikërisht fituesja e edicionit të pestë të BBVA, Selin, e cila shfaqet krah Gimbo-s në pamjet e publikuara nga xhirimet.
Vetë DJ Gimbo ka ndarë disa sekuenca në rrjetet sociale, duke ngritur menjëherë kuriozitetin e fansave për projektin që pritet të publikohet më 5 qershor.
View this post on Instagram
Ky remix nostalgjik po pritet me shumë interes nga ndjekësit e dyshes, të cilët vazhdojnë të komentojnë raportin dhe kiminë e tyre edhe pas përfundimit të reality show-t, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
