LAJME / E Enjte 21 Maj 2026, 09:09

Gazetari: Ja 3 çështje që do të trajtohen me urgjencë sapo të vijë Ambasadori i ri Amerikan në Shqipëri

Gazetari Lavdrim Lita, në një analizë për Euronews Albania, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tre çështje kryesore që do të trajtohen me urgjencë në raportet me Shqipërinë.

Sipas tij, dosja e parë lidhet me muxhajdinët në Manzë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë grup, një temë e ndjeshme që prek sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare. Çështja e dytë është ajo e vizave, ku SHBA ka pezulluar disa procedura për shkak të devijimeve të aplikantëve dhe problematikave që lidhen me bashkimin familjar e punësimin. Ndërsa dosja e tretë ka të bëjë me ligjin për investimet strategjike, i cili po shihet në lidhje indirekte me narkotrafikun dhe pastrimin e parave.

Shtetet e Bashkuara kanë tre çështje kryesore në fokus për diskutim me Shqipërinë. Muxhajdinët në Manzë, raporti i Shqipërisë me grupin e muxhajdinëve të vendosur në Manzë është një dosje e ndjeshme, që lidhet me sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

E dyta çështja e vizave, SHBA ka pezulluar disa procedura vizash për Shqipërinë, për shkak të devijimeve të aplikantëve dhe problematikave që lidhen me bashkimin familjar dhe punësimin në territorin amerikan.

E treta, ligji për investimet strategjike, po shihet në lidhje indirekte me çështjen e narkotrafikut. Autoritetet amerikane pritet të analizojnë regjistrin e investimeve strategjike për të verifikuar origjinën e kapitalit, duke kontrolluar nëse pas investimeve fshihen fonde të dyshimta, përfshirë pastrim parash apo lidhje me grupe kriminale.” -tha Lita, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE