
Qeveria Rama ka hedhur për konsultim publik dy drafte ligjore që synojnë të forcojnë kuadrin ligjor për sekuestrimin e pasurive digjitale, si kriptovalutat
Nisma vjen pas shqetësimeve të ngritura nga ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili theksoi mungesën e një baze të qartë ligjore për sekuestrimin e pasurive virtuale, pavarësisht se deri tani janë bllokuar rreth 11 milionë euro në kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.
Sipas projektligjit, administrimi i monedhave virtuale të sekuestruara ose të konfiskuara do t’i kalojë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ndërsa Këshilli i Ministrave do të përcaktojë rregullat dhe procedurat konkrete për menaxhimin e tyre.
Paralelisht, ligji zgjeron kompetencat e AAPSK, duke i dhënë rol më aktiv në shitjen, dhënien me qira dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara. Portofoli i agjencisë zgjerohet edhe me ndërtimet pa leje të konfiskuara, për të cilat parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm financiar dhe një modeli të centralizuar administrimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
