LAJME / E Shtunë 29 Nëntor 2025, 19:07

Futet për herë të tretë ilegalisht në Angli, kapet dhe burgoset i riu shqiptar (Emri)

Një shtetas shqiptar i cili u deportua nga Mbretëria e Bashkuar dy herë brenda tre vjetësh është burgosur pasi u kthye ilegalisht për herë të tretë, raporton BBC.

Bëhet fjalë për shtetasin Emirjon Gjuta, 34 vjeç, i cili u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Leeds ku pranoi se kishte shkelur urdhrin e tij të deportimit duke rihyrë në vend në nëntor 2024.

Ai u deportua për herë të parë në gusht 2020 pasi u dënua për vepra penale që lidhen me drogën dhe u deportua përsëri në mars 2023 pasi u gjet në vend me dokumente të falsifikuara.

Në përfundim të seancës, Gjuta u dënua me 14 muaj burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE