LAJME / E Hënë 1 Dhjetor 2025, 03:03

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë talenti i ekipit verdheblu

Klubi i Elbasanit përmes postimit në rrjetet social ka informuar se lojtari i tyre Silvio Dumani ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare.

Klubi verdheblu nuk jep informacione për shkakun, duke dashur të jetë diskret në këtë drejtim. Postimi i Elbasanit:

“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të akademisë, Silvio Dumani. AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Dumani. Pusho në paqe, kampion!”.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic pas 13 javësh mban kreun në Superiore me 25 pikë, aq sa ka edhe Egnatia, tregues se ata janë pretendentë për titullin këtë sezon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE