LAJME / E Shtunë 27 Shtator 2025, 18:06

FREDI DHE SILVA/ Përplasja epike: Alfred Lela “shpërthen” ndaj Silva Cakës – “Harram e ke që iu hodha policëve sipër për të të mbrojtur ty!”

Një reagim i fortë publik ka tronditur sot politikën shqiptare. Gazetari dhe publicisti i njohur Alfred Lela ka shpërthyer kundër ish-deputetes së LSI-së, tashmë të emëruar zv.ministre e Brendshme, Silva Caka.

Lela kujton protestat e zjarrta për Teatrin Kombëtar, ku thotë se u përplas me policinë për të mbrojtur Silvën nga dhuna, por sot ndihet i tradhtuar nga fakti që ajo është bërë pjesë e vetë strukturës që atëherë i kundërvihej.

“Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur të bëhet shefe e policëve që e dhunuan. Tani pyes: ka ndryshuar Rama, Policia apo Silva? Apo është më e thjeshtë: betejat bëhen me ‘kap noj gjo’? Harram e ke që iu hodha policëve sipër për të të mbrojtur”, – shkruan ai me ton të ashpër.
Lela e mbyll reagimin e tij me një mesazh që ka ndezur debatet në rrjete sociale:

“Nuk jam penduar që u hodha në folenë e patro-policëve për t’i dalë zot një vajze. Por sot, kur ajo vajzë bëhet ‘Silva e pushtetit’, heshtja nuk mjafton.”
Ky përplasje ka ndezur një stuhi reagimesh, teksa shumë qytetarë e shohin këtë si një tradhti politike, ndërsa të tjerë e cilësojnë si një hakmarrje morale të një gazetari që nuk harron betejat e tij.

 Epike, e papritur dhe me shumë “helm” politik – përplasja Fredi vs Silva sapo ka nisur…, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE