LAJME / E Diel 13 Korrik 2025, 12:12

FOTO/ Zhduket një 5-vjeçar nga një kamping në Itali, policia vendos altoparlant që luan zërin e nënës që thërret vogëlushin

Alen Barnar Ganao, një djalosh vetëm 5 vjeç, është zhdukur pa lënë gjurmë që nga mbrëmja e së premtes, më 11 korrik, nga një kamping në zonën Latte të Ventimiglia, pranë kufirit Italo-Francez.

Fëmija ndodhej për pushime me familjen në ambientet e rekreacionit Por La Mar, kur nën rrethana ende të paqarta, u humb çdo gjurmë e tij.

Rreth orës 19:30, një kalimtar e pa të voglin të vetëm pranë një kalimi për këmbësorë dhe e ndihmoi të kalonte rrugën. Ky është kontakti i fundit i konfirmuar me të, pasi më pas nuk ka asnjë tjetër dëshmi apo gjurmë për vendndodhjen e tij.Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e policisë, karabinierëve, zjarrfikësve, ekipeve të shpëtimit malor dhe dhjetëra vullnetarëve.

Sipas Corriere della Sera, ekzistojnë dyshime se i mituri mund të jetë në spektrin e autizmit, gjë që mund të shpjegojë pse nuk i përgjigjet thirrjeve të ekipeve të kërkimit, duke vështirësuar edhe më shumë operacionin.Për këtë arsye, një makinë ka lëvizur përreth zonës me një altoparlant që luan zërin e regjistruar të nënës që thërret fëmijën. Vullnetarët po luajnë gjithashtu këngën e preferuar të fëmijës, duke shpresuar se ai do ta dëgjojë dhe do të dërgojë një sinjal.

Një kamerë sigurie ka regjistruar lëvizjet e djaloshit pak para zhdukjes, material i cili tani analizohet nga autoritetet, në përpjekje për të zbuluar drejtimin që mori, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE