LAJME / E Diel 15 Shkurt 2026, 10:10

FOTO/ Adrola Dushi dhe Capital T zyrtarizojnë lidhjen në Shën Valentin

Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe thashethemeve për një romancë të mundshme, modelja e njohur Adrola Dushi dhe këngëtari Capital T duket se kanë “thyer heshtjen” në mënyrën e tyre më të bukur me një foto të publikuar në Ditën e Shën Valentinit.

Në foton e shpërndarë në rrjete sociale, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit në një qytet evropian, duke reflektuar një atmosferë romantike. Capital T shihet duke e përqafuar Adrolën, ndërsa ajo mban në dorë një trëndafil të kuq simbol klasik i dashurisë për 14 shkurtin.

Postimi u shoqërua me një mbishkrim domethënës nga reperi: “Nuk flas shumë për atë që ka rëndësi. Thjesht e mbaj pranë zemrës.” Kaq mjaftoi që ndjekësit dhe figurat publike të reagojnë me komente zemrash dhe urime, duke e konsideruar foton si një konfirmim të shumëpërfolur të lidhjes së tyre/Shqiptarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE