
Flori Mumajesi ka zgjedhur të ndajë një rrëfim prekës në ditëlindjen e tij të 43-të. Përmes një dedikimi të gjatë e të ndjerë, artisti rikthehet tek kujtimet me nënën e tij të ndjerë, duke e përshkruar këtë ditë jo si të vetën, por si një ditë të përbashkët.
“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjesh, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë. Pas ditëve të numëruara një nga një, më 23 gusht një nënë lindi një djalë – me mua,” shkroi Flori.
Ai përshkroi me nostalgji vitet e para të fëmijërisë, duke kujtuar lojërat e thjeshta dhe momentet e dashurisë me nënën. “Mbaj mend si shkrihesha sa herë më merrte në prehrë, më vendoste këmbët mbi këmbët e veta, më ngrinte duart dhe këndonte: ‘ding dange, e ding dange’”.
Në dedikim, Flori nuk kurseu as detajet intime e plot ndjesi, si aromën e saj dhe ndjesinë e sigurisë që ajo i falte. “Deri vonë mbështetesha në gji, e përqafonja dhe e puthja nga këmbët deri në ballë. Kur zhytesha në qafë, ndonjëherë dëgjoja: ‘Jo, se jam me djersë’. Unë qeshja: ‘Po, më plasi bytha, mu se mos vjen erë djersa… vdes për këtë erë’”.
Në fund, artisti zgjodhi ta mbyllte me një urim që shkrin çdo zemër: “Edhe sot, herë pas here, për një çast më pak se një sekondë, ajo aromë kthehet sërish. Por tashmë nuk ka sy për t’a parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’, duke kënduar: ‘ding dange, e ding dange…’”.
Ky mesazh i kthyer në poezi dhe plot mall për nënën e tij, ka emocionuar thellë ndjekësit e artistit, duke treguar edhe një herë lidhjen e pathyeshme mes një djali dhe nënës së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
