LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 20:08

Flet djali i Nikoll Radaçit ja çfarë dënimi mendon ai se duhet të marre babai i tij !

Në radhë të parë, duam t’u japim ngushëllime familjeve të viktimave! Në emrin tim dhe të familjes sime, dua të kërkoj falje publike për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur.

Aksidenti i shkaktuar nga babai ynë ka marrë jetën e dy fëmijëve të pafajshëm dhe nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që kjo ngjarje ka shkaktuar te familjet e tyre dhe te të gjithë ne si shoqëri. Ngjarjen e morëm vesh nga media.

U shokuam, sepse bëhej fjalë për jetë njerëzish dhe, mbi të gjitha, për fëmijë të mitur. I kemi ndjekur detajet dhe prononcimet në media. Ato janë diçka për të cilat çdo njeri ka mendim të ndryshëm. I kuptojmë njerëzit që janë kaq të irrituar, por kjo po ndikon shumë keq”.”Ne nuk po mbrojmë aktin, babai ynë do të marrë dënimin e merituar për këtë gabim që ka bërë. Ju lutem na kuptoni, jemi të shkatërruar.

Me babin nuk kemi pasur kontakt tani që është arrestuar. Po, është e vërtetë që jemi larguar nga shtëpia për arsye sigurie, sepse është një rast i rëndë dhe nuk ishte e sigurt jeta jonë që pas asaj tragjedie që ndodhi, ne të rrinim aty, pasi i kemi shumë afër njerëzit e viktimave”, deklaroi ai.“Mesazhi ynë për ta është:

Nga zemra kërkojmë falje. E dimë që asnjë fjalë nuk mund ta zbusë dhimbjen që po kalojnë, por ne ndajmë me ta këtë dhimbje. Jemi njerëz dhe, mbi të gjitha, jemi fëmijë… dhe e kuptojmë sa e rëndë është kjo humbje. Po, ka pasur raste që ai konsumonte alkool”, shtoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE