
Saimir Vishaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale ku tregon se sot është “De Juro” i divorcuar nga bashkëshortja. Avokati i njohur që arriti të fitonte një betejë të rëndësishme për jetën duke luftuar një sëmundje të rëndë, me sa duket duhet të kalojë një tjetër sprovë.
Postimi i tij është emotiv, ku tregon bashkëjetesën e tij 35-vjeçare me zonjën në fjalë. Dhe në fund e mbyll duke shkruar se sa i vetmuar ndihet.
“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra baba i denjë i dy djemve me mbiemër Vishaj, por çe do. Sot mamaja e djemve u divorcua nga gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj.
Ja pra kjo është vetmia që kur të zënka një sëmundje, ish gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vite që bashkëjetonte. Kur ishim mirë s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time”, shkruan Vishaj në rrjetet sociale.
Kujtojmë që avokati është ndër më të njohurit në vendin tonë duke spikatur prej vitesh me punën e tij. Ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penal, por pas peripecive me shëndetin ia dorëzoi stafetën Joana Qeleshit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
