LAJME / E Mërkurë 3 Shtator 2025, 12:12

Firma piramidale online “XUEX”, deputeti Braçe: Kanë kaluar 5 ditë, asnjë nuk ka ndodhur! Denonconi grabitjen e parave që autoritetet të ndjekin zotëruesit

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me denoncimet për një firmë piramidale online “XUEX”, e cila mashtronte qytetarët kryesisht në zonat e Lushnjës dhe Divjakës, për të t’ju vjedhur paratë.

Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e vjedhjeve të parave të tyre, në mënyrë që autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, të ndjekin zotëruesit e kësaj skeme mashtrimi.

“Denonconi pranë autoriteteve grabitjen e para e tuaja, siç qytetarët evropianë bënë pranë autoriteteve të tyre për Call center-at me bazë në Shqipëri që i grabisnin. Bëjeni që autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare të ndjekin zotëruesit e piramidave”, shprehet ai.

Edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga denoncimi mbi rastin në fjalë, Braçe shprehet se ende asgjë nuk ka ndodhur dhe asnjë prej qytetarëve që ranë pre e këtij mashtrimi, nuk i ka marrë mbrapsht paratë e tij, ashtu siç i ishte premtuar nga zotëruesit.

“Paratë tuaja i ka dhe i ka bllokuar, grabitur Leo Smith-XUEX në këtë rast, TXEX më parë, GROKR”, shkruan ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE