
Gazetari Blendi Fevziu u shpreh se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetar të PD-së, siç mendohet se do të ndodhë pas dy muajsh, por të qëndrojë si kryetar nderi.
Ndërsa u shpreh skeptik për bashkimin e opozitës.
“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të risktrukturuar marëdhëniet me ndërkombëtarët. E dyta oppzita duhet të konsolidojë marrëdhëniet me drejtësinë dhe SPAK. I mirë apo i keq duhet t’i qëndrosh kësaj ideje. E treta duhet të ketë hapa konkretë. E katërta sa është bindëse opozita në publik”, tha Fevziu.
I pyetur nëse Berisha është pengesë për PD-në dhe opozitën, Fevziu u shpreh se ai duhet të mos garojë në zgjedhjet brenda PD-së për kryetar, por të qëndrojë si kryetar nderi.
“Përgjegjësia i shkon Berishës. PD ka një zinxhir gabimesh. Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare. Një largim i menjëhershëm i Berishës nuk zgjidh asgjë. Duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë. Berisha duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër”, tha Fevziu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
