LAJME / E Martë 28 Prill 2026, 08:08

Feride Rushiti ishte kërkesë e SHBA-së për Presidente, Kurti e pranoi propozimin

Burime të Gazeta Minuti bëjnë të ditur se emri i Feride Rushiti si kandidate për presidente ka ardhur edhe si kërkesë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, një propozim që, sipas këtyre burimeve, është pranuar nga kryeministri Albin Kurti.

Feride Rushiti është një emër i njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe në vitin 2018 ishte në mesin e grave që u nderuan nga Shteti Amerikan me çmimin prestigjioz International Women of Courage Award (“Gratë e Guximshme”).

Ajo u radhit përkrah grave të suksesshme nga e gjithë bota, të cilat me angazhimin dhe guximin e tyre kanë ndikuar në ndryshimin e jetëve dhe shoqërive ku veprojnë. Në atë ceremoni ishte e pranishme edhe ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump.

Rushiti është drejtoreshë e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe me profesion është mjeke. Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ajo kontribuoi në trajtimin e civilëve të lënduar, ndërsa në dy dekadat e fundit ka luajtur rol kyç në ndërtimin e kornizës ligjore për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave, si dhe në monitorimin e pavarur të institucioneve të paraburgimit.

Angazhimi i saj më i madh ka qenë dhe mbetet mbështetja për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, një kauzë për të cilën ajo konsiderohet një nga zërat më të fuqishëm në vend dhe më gjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE