LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 10:10

“Fëmija i katërt tentonte t’i lajmëronte që kishin makinën mbrapa”, eksperti pas tragjedisë në Durrës: Të ndërhyhet me ligje të ashpra

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka komentuar aksidentin tragjik në Durrës ku

humbën jetën dy të mitur.

Ai u shpreh se raste të tilla mund të parandalohen vetëm përmes ndërhyrjes së Kuvendit dhe institucioneve me ligje më të forta

rrugore. Sipas tij, drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë aksidente me pasoja fatale nuk duhet të kenë më të drejtë të pajisen me

patentë.Karamuço kërkoi masa më të rrepta, duke përmendur modele si në SHBA, ku drejtimi i pakujdesshëm dhe shkeljet

serioze mund të çojnë në burgim, edhe pa u shkaktuar domosdoshmërisht viktima.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për më shumë kontroll në zonat urbane, përdorim të kamerave dhe ndëshkime më të forta për shpejtësinë dhe drejtimin në gjendje të dehur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE