LAJME / E Shtunë 20 Shtator 2025, 15:03

Çfarë shkruan media e madhe “BBC” për “Diellën” në Kuvend: Rama e prezantoi…

BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4.


Kësaj radhe media britanike i ka servirur audiencës së saj të gjerë sekuenca nga momenti i “fjalës” së ministres virtuale në Kuvend, pak para votimit të programit qeverisës.

Postimi i BBC në rrjetet sociale:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi para deputetëve në parlament “ministren e tij të re të Inteligjencës Artificiale”.

Ky hap ishte më shumë simbolik sesa zyrtar, pasi Kushtetuta e Shqipërisë kërkon që ministrat e qeverisë të jenë shtetas që kanë mbushur të paktën 18 vjeç dhe që gëzojnë aftësi të plota mendore.

Partia Demokratike në opozitë e ka quajtur këtë nismë “qesharake” dhe “antikushtetuese”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE