LAJME / E Hënë 22 Shtator 2025, 18:06

Çfarë po ndodh me Gjestin? U raportua për gjendje të rëndë shëndetësore, ja si paraqitet gjendja e këngëtarit

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve të mediave se ndodhej në një gjendje të keqe shëndetësore.

Gjesti i shqetësoi ndjekësit me postime të njëpasnjëshme disa javë më parë, të cilat u interpretuan si një pasojë e problemeve shëndetësore që ai kishte.

Këto postime erdhën pas një tensioni mes tij dhe labelit, ku ai fliste për problemet me të drejtat e projekteve të tij muzikore.

Megjithatë, Gjesti është rikthyer me një video në rrjetet sociale, ku duket në formë dhe ‘thumbon’ kolegët e tij.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur,” thotë ai në video.

Ky reagim i tij ka shuar zërat për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se ai është rikthyer në formë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE