LAJME / E Mërkurë 29 Prill 2026, 13:01

Çfarë po kurdisin Rama me Vuçiç? Gazetari gjerman zbulon planin e "errët"!

Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik që lidhet me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Martens thekson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,

dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të prezantojnë një iniciativë të përbashkët.

Sipas tij, kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, edhe pse jo të gjithë do ta mbështesin.

Detajet e plota mbi iniciativën do të publikohen së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në postimin e tij në X, Martens shkruan: “Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE