
Ngjarjet e fundit në formatin televiziv “Ferma VIP”, me në qendër përdorimin e fjalorit ofendues nga Fabjola Elezaj ndaj moderatores Arbana Osmani, pritet të trajtohen gjerësisht në transmetimin e radhës.
Spektakli i mbrëmjes së të premtes ka tërhequr vëmendjen e audiencës për shkak të masave disiplinore të marra nga produksioni dhe situatës së pezulluar të banores.
Aktualisht, në rrjetet sociale dhe mediat online po qarkullojnë informacione se në studion e programit do të jenë të pranishëm familjarët e Elezajt.
Sipas këtyre raportimeve, prania e tyre ka si qëllim një komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesen e programit, ku diskutohet mundësia e një kërkese publike për ndjesë në emër të konkurrentes.
Krahas këtij takimi të mundshëm në studio, transmetimi i të premtes do të shërbejë edhe për të dhënë vendimin final mbi rrugëtimin e Olës.
Gjatë këtij minutazhi do të bëhet i ditur rezultati i televotimit të hapur, i cili do të përcaktojë nëse publiku ka vendosur ta mbajë atë brenda shtëpisë apo ta eliminojë përfundimisht nga gara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
