
Vala ekstreme e të nxehtit, e cila ka vazhduar për 11 ditë rresht, po godet Evropën Qendrore dhe Veriore, duke sjellë temperatura rekord dhe pasoja tragjike.
Shërbimi meteorologjik francez, Météo-France, pret që alarmi i kuq për temperatura ekstreme të hiqet të dielën në mbrëmje, pas një rënieje graduale të temperaturave. Megjithatë, 37 departamente në Francë mbeten në nivelin më të lartë të alarmit.
Ndërkohë, vala e të nxehtit ka marrë jetë njerëzish. Një foshnjë 18-muajshe vdiq pasi u gjet në gjendje kritike brenda një makine të parkuar në parkingun e një spitali universitar në Marsejë. Sipas autoriteteve, fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi.
Dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën gjithashtu të vdekur në makinën e familjes së tyre të parkuar në një kompleks banesash në Francën jugore të hënën. Një fëmijë tjetër, 3 vjeç, vdiq të mërkurën pasi u la vetëm në një automjet në temperatura përvëluese.
Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në sektorin e energjisë. Për shkak të kushteve ekstreme të motit, tre reaktorë u detyruan të ndërpresin përkohësisht funksionimin, duke çuar në një ulje të prodhimit të energjisë elektrike.
Autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të mos i lënë kurrë fëmijët ose kafshët të mbyllura në automjete, as për disa minuta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
