LAJME / E Hënë 2 Mars 2026, 16:04

Sulmet iraniane po përshkallëzojnë situatën, kryeministri Edi Rama DËNON lëvizjet ashpra

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.

Mësohet se kryeministri Rama ka dënuar sulmet e fundit nga Irani, për të cilat ka theksuar se janë në shkelje të së dejtës ndërkombëtare dhe kartës së OKB-së.

Nga ana tjetër Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë për mbështetjen e tij.

Pas bashkëpunimit të ngushtë mes Izraelit dhe Amerikës, pjesa më e madhe e Iranit u përfshi nga flakët, ku dhe u regjistruan qindra viktima e të plagosur.

Situata u tensionua akoma më shumë kur presidenti amerikan Trump paralajmëroi për hakmarrjen e 3 ushtarëve të tij që humbën jetën gjatë operacionit ushtarak.

Edhe pse numri i ushtarëve amerikanë që po humbin jetën është në rritje, pasi sot u raportua se një ushtar i katër ka humbur jetën nga tsituata e tensionuar, zyrtarët iranianë me kokëfortësi mohojnë mundësinë për negociata me Trump, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE