LAJME / E Enjte 4 Dhjetor 2025, 19:07

Çështja ‘Balluku’, Ambasada Amerikane bën reagimin që shkund qeverinë

Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Report Tv.

Çështja e Belinda Ballukut është dërguar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese dhe më datë 12 dhjetor pritet të ketë një vendim nëse ankimi do kalojë ose jo për shqyrtim. Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se po i u shtron presion drejtësisë për rastin Balluku dhe e kërkuan sot në interpelancë. Kreu i qeverisë ju përgjigj në distancë se arsyeja kryesore pse e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese është që ajo të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.

Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE