LAJME / E Shtunë 20 Shtator 2025, 22:10

Erion Veliajt i hiqet një tjetër “post”/ Emiriana Sako e zëvendëson kryebashkiakun në…

Emiriana Sako, kryebashkiakia e Durrësit është zgjedhur në krye të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme në Kavajë, Sako mori postin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar prej shkurtit me urdhwr të SPAK.

Sako ka falenduar kryetarët e Bashkive dhe shkruan se në këtë kapitull të rëndësishëm për Shqipërinë 2030 bashkitë kanë rol vendimtar.

“Kavajë, në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë , ku morëm një sërë vendimesh për programin e shoqatës. Falenderoj kolegët, kryetarët e bashkive, për besimin që më dhanë për drejtimin e shoqatës për këtë mandat! Në këtë kapitull të rëndësishëm për Shqipërinë 2030, bashkitë kanë rol vendimtar në implementimin e gjithë këtij vizioni në nivel territorial” shkruan Sako.

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE