LAJME / E Enjte 4 Dhjetor 2025, 17:05

“Erëra të forta shkaktojnë fatkeqësi në Vlorë, humb jetën një grua 50-vjeçare”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një grua rreth të 50-ave ka humbur jetën pas një rënieje aksidentale gjatë ecjes në trotuar.

Sipas dëshmitarëve, gruaja po ecte përgjatë bulevardit kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin — në një moment kur zona ishte përfshirë nga erëra të forta — dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.

Kalimetarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Mesazhet e qytetarëve që sinjalizuan ngjarjen:

“Sapo ka ndërruar jetë një person rreth 50 vjeç në qendër të Vlorës, ka humbur ekuilibrin nga era e fortë.” “Në Vlorë, nga erërat e forta ka rënë dhe është goditur në trotuar.”

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet pritet të publikojnë detaje të tjera në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE