LAJME / E Shtunë 22 Nëntor 2025, 20:08

Erdhi dimri! Stuhia ia lë vendin dëborës, zbardhet kjo zonë e Shqipërisë (VIDEO)

Reshjet e shiut i lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës.

Në rrugën qafë Thore- Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve.

Nderkohe meteorologët bëjnë me dije se duke filluar nga dita e nesërme temperaturat do të zbresin disa gradë, duke sjellë ndjesinë e dimrit.

Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët. Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE