
E ftuara e kësaj javë në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ishte shkrimtarja Besa Myftiu. Mes rrëfimit të saj, tregoi edhe historinë e babait të saj, Mehmet Myftiu, i cili pati shkruar romanin “Shkrimtari”, por që u prit keq nga shteti i asaj kohe.“Babai ka qenë shkrimtar dhe profesor. Pastaj u dënua nga regjimi dhe iu hoq e drejta për të botuar dhe për të dhënë mësim. Më pas shiti cigare për 25 vite te Rruga e Barrikadave. Arsyeja ishte romani “Shkrimtari”, që nuk doli fare. Ishte i pari libër disident i lindjes.
Babai kishte shkruar romanin Leka, që tregonte vuajtjet në kampet e përqendrimit nazist kur ishte vetëm 12 vjeç e gjysmë. 10 vite më vonë u internua nga komunistët dhe ishte në të njëjtën qeli me nazistët dhe fashistët, ndaj të cilëve kishte luftuar që fëmijë.
Për këtë fliste edhe libri ‘Shkrimtari’. Babai atje ndenji 6 muaj dhe është vlerësuar si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Në do ta botojmë këtë libër. Një nga sekretarët e Partisë, që ishte edhe shok i Enver Hoxhës, u mahnit nga ai libër dhe këmbënguli t’ia çonte Enver Hoxhës.
Babai im i tha se koha e këtij libri nuk ka ardhur akoma. Megjithatë, ra dakord. Kur erdhi, i tha babait se Enver Hoxha u tërbua dhe i kërkoi llogari se përse e lini këtë njeri të shkruajë. Nga ky moment, e drejta e botimit iu hoq, libri nuk u botua asnjëherë”, tregoi mes të tjerash Besa Myftiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
