
Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia në Tiranë, ku tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar fizikisht dhe seksualisht një 28-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë vënë në pranga Elsa Sherifin, 24 vjeçe, Marslida Kitën, 22 vjeçe dhe Erion Lalën, 30 vjeç.
Sipas policisë, tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, të cilin më pas e kanë dhunuar fizikisht dhe seksualisht.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Te Pamja” në kryeqytet. Pas dhunës, autorët e kanë lidhur viktimën dhe e kanë futur në bagazhin e një automjeti.
Sipas burimeve, situata është zbuluar kur një patrullë policie ka ndaluar automjetin, ku gjatë kontrollit ka gjetur 28-vjeçarin të lidhur në bagazhin e makinës.
I riu është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa tre të arrestuarit janë shoqëruar në polici. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
