
Gazment Bardhi ka publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të cilët ai i ka quajtur “Banda 2B e Belinda Ballukut”. Në foto vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.
Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e përgjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje.
E dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrisë), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë e kabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka).
Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish-drejtor i Albgaz).
Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari për mediat) vajza brune në krah të Serjanit, Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni).

Sipas Bardhit, këta zyrtarë mblidheshin rregullisht në një banesë të njohur si Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, ku ndaheshin tenderat e ministrisë për qëllime klienteliste.
“Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive”, shkruan ai, ndërsa shton se këto para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
