LAJME / E Shtunë 11 Janar 2025, 19:07

Emocione, të qeshura dhe lot! Theu kutinë e emergjencës dhe dërgoi Gertën në nominim të përhershëm, Aldo takon vajzën e tij (VIDEO)

Aldo, një prej banorëve të spektaklit televiziv "BBVA4", ka thyer kutinë e emergjencës për të takuar vajzën e tij, duke hequr kështu dorë nga çmimi i madh.

Më pas si dënim, ai duhet të çonte në nominim të përhershëm një prej banorëve, ku zgjodhi Gertën.

Sot, ai është surprizuar, pasi "Vëllai i madh", i plotësoi dëshirën.

Vajza e tij e vogël hyri brenda shtëpisë ku takoi babain e saj.

Ky takim emocionues solli lot në sytë e thuajse të gjithë banorëve të tjerë.