LAJME / E Martë 24 Dhjetor 2024, 21:09

Emigrantët kthehen në atdhe për festa, fluks autometjesh në pikat kufitare

Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të shtuar të emigrantëve që po kthehen në atdhe. Sipas informacioneve të fundit, gjatë ditës së sotme është regjistruar një aktivitet i lartë në dogana.

Konkretisht, në doganën e Kapshticës, gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë në Shqipëri 5655 shtetas, ndërsa 2527 të tjerë kanë dalë. Po ashtu, në doganën e Qafë Thanës, 2607 emigrantë kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 2519 kanë dalë.



Autoritetet doganore kanë punuar me kapacitet të plotë dhe me alternim të shërbimeve në varësi të fluksit të lartë. Numri i kalimtarëve pritet të rritet edhe gjatë orëve në vijim.