
NATO ka deklaruar se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore për pezullimin apo përjashtimin e shteteve anëtare nga aleanca, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtojnë masa ndaj Spanjës për qëndrimin e saj lidhur me konfliktin me Iranin.
Sipas Reuters, një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se një email i brendshëm i Pentagonit ka sugjeruar mundësinë që SHBA të ndërmarrin hapa ndëshkues ndaj aleatëve që, sipas vlerësimit të saj, nuk kanë mbështetur mjaftueshëm fushatën kundër Iranit.
Një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së se traktati themelues i aleancës “nuk parashikon asnjë dispozitë për pezullimin e anëtarësimit apo përjashtimin e një vendi anëtar”.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i hodhi poshtë raportimet, duke theksuar se qeveria spanjolle nuk mbështetet në komunikime të brendshme jozyrtare.
“Ne nuk punojmë mbi bazën e email-eve. Ne mbështetemi në dokumente dhe qëndrime zyrtare, në këtë rast të qeverisë së Shteteve të Bashkuara,” deklaroi ai.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për, sipas tij, mungesë angazhimi, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në fund të shkurtit. Në vijim, Irani kufizoi lëvizjen detare në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të energjisë.
Spanja ka refuzuar të lejojë përdorimin e bazave të saj ajrore për operacione ushtarake kundër Iranit. Në territorin spanjoll ndodhen dy baza të rëndësishme amerikane: Stacioni Detar Rota dhe Baza Ajrore Morón, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
