LAJME / E Diel 19 Prill 2026, 15:03

EKZEKUTIM NË MES TË DITËS NË BRAZIL: BOOSI I Ballkanit qëllohet me 10 plumba para një karburanti!

Biznesmeni bullgar Blagoi Dekov është vrarë brutalisht në São Paulo të Brazilit, teksa po blinte ujë në një pikë karburanti, raportojnë mediat braziliane.

Sipas informacioneve të para, autorët kanë qenë dy persona, të cilët kanë qëlluar plot 10 herë në drejtim të tij. Pas sulmit të përgjakshëm, ata janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes pa marrë asgjë – çka ngre dyshime për një vrasje të porositur.

Dëshmitarët okularë tregojnë se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash dhe viktima nuk ka pasur asnjë mundësi të shpëtojë.

Sipas Bozhidar Popov, i cili jeton në São Paulo, Dekov ishte i njohur në komunitetin lokal dhe madje kishte siguruar ambiente për mbajtjen e zgjedhjeve.

Megjithatë, e kaluara e tij ka qenë e diskutueshme. Në vitin 2008 ai ishte arrestuar në Brazil për posedim droge dhe kishte vuajtur një dënim prej pesë vitesh burg. Pas lirimit, ai kishte mbetur në São Paulo, ku kishte krijuar familje dhe kishte një vajzë trevjeçare.

Ai merrej me një depo pijesh dhe kishte në pronësi një lavazh makinash.

Pavarësisht të kaluarës së tij, policia braziliane deri tani nuk e lidh vrasjen me aktivitetet e mëparshme. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka deklaruar se ende nuk ka një konfirmim zyrtar për rastin.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa motivet e kësaj vrasjeje mbeten ende mister, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE