
Pothuajse 9 në 10 të rritur kanë shenja të një sëmundjeje të re dhe të rrezikshme që po përhapet në heshtje, paralajmërojnë mjekët në SHBA. Bëhet fjalë për sindromën kardiovaskulare-renal-metabolike, e njohur si CKM.
Sipas të dhënave, më shumë se 80% e të rinjve dhe të rriturve në moshë të mesme shfaqin shenja të hershme të kësaj sindrome, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të infarktit, insultit, dështimit të zemrës dhe vdekjes së parakohshme nëse nuk merren masa në kohë.
Sindroma CKM nuk është një sëmundje e vetme, por një zinxhir problemesh shëndetësore që lidhen mes tyre, përfshirë tensionin e lartë, sheqerin në gjak, kolesterolin e pashëndetshëm, mbipeshën, obezitetin dhe funksionin e dëmtuar të veshkave. Kur një prej këtyre faktorëve përkeqësohet, ai ndikon drejtpërdrejt edhe te të tjerët, duke rritur ndjeshëm rrezikun për pasoja fatale.
Ekspertët theksojnë se trajtimi i këtyre problemeve të ndara nuk mjafton më dhe se qasja e re synon zbulimin e hershëm dhe një kujdes të koordinuar mes mjekëve të familjes, kardiologëve, nefrologëve dhe endokrinologëve.
Të dhënat tregojnë se rastet e tensionit të lartë dhe diabetit janë në rritje, ndërsa obeziteti po shtohet veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët. Në të njëjtën kohë, rreth gjysma e të rriturve kanë tashmë një formë të sëmundjes kardiovaskulare, e cila mbetet shkaku kryesor i vdekjeve.
Megjithatë, mjekët thonë se situata mund të përmbyset. Ndryshimet në stilin e jetesës, ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi i mjaftueshëm dhe kontrolli i peshës konsiderohen armët kryesore për të frenuar këtë kërcënim të heshtur. Studimet tregojnë se zbatimi i këtyre masave mund të parandalojë deri në 40 për qind të vdekjeve të lidhura me zemrën dhe sëmundjet metabolike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
