LAJME / E Hënë 27 Prill 2026, 01:01

EKSKLUZIVE- U vrane sot burre e grua ne Lezhe, zbulohet VENDIMI sesi e nxorri gjykata te pafajshem per vrasjen e vitit 2016

Në tetor 2017, Kreshnik Mujeci, i dyshuar si shënjestra e atentatit të së dielës në Balldre, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të Genc Mhillajt.

47-vjeçari Mhillaj u qëllua nga dy persona, një prej të cilëve i maskuar, në zonën e Malit të Jushit, në Shkodër. Më herët, për të njëjtin krim ishte prangosur vëllai i tij Jozef Mujeci, shkruan A2.

Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se vëllezërit kishin qëlluar me armë zjarri Mhillajn, pasi pak ditë para ngjajres viktima ishte konfliktuar për motive të dobëta me Jozef Mujecin. Pretendimet e saj prokuroria i bazoi në gjetjen e një mjeti “Audi A3” me kofano dhe marmitë të nxehtë në banesën e babait të Jozef Mujecit ditën e ngjarjes, që provonte se mjeti ishte përdorur këtë ditë.

Po sipas prokurorisë, pranë vendngjarjes u gjet një furgon “Mecedes Benz” në emër të Kreshnik Mujecit, brenda të cilit u gjet një pistoletë tip “TT”.

Akuza u mbështet edhe mbi përgjimet ambientale të disa dëshmitarëve, se mjeti Audi kishte lëvizur një orë para mbërritjes së policisë. Mbi këto pretendime prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të vëllezërve. Më 27 nëntor 2018 Gjykata e Shkodrës vlerësoi se akuzat nuk provoheshin.

Vëllezërit Kreshnik e Jozef Mujeci u deklaruan të pafajshëm dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tyre. Sipas të dhënave zyrtare, vendimi është ankimuar në prokurori. Apeli i Shkodrës vendosi mospranim të ankimit më nëntor 2019, duke lënë në fuqi pafajësinë e vëllezërve.

Apeli arsyetonte në vendim se prokuroria kishte paraqitur një ankim pa asnjë shkak dhe pa asnjë argument, në kundërshtim me formën e kërkuar nga ligji dhe se plotësimin e tij e kishte bërë përtej afateve ligjore.

Më tej, çështja u zhvendos në Gjykatën e Lartë, ku përmes këtij vendimi një Kolegj Penal vendosi ta kthejë për rigjykim në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, me një trupë tjetër anëtarësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE