LAJME / E Martë 2 Qershor 2026, 17:05

EKSKLUZIVE: Është arrestuar Drejtori Doganave – ja për çfarë dyshohet

Aksion i Financiarëve dhe Prokurorisë: Katër të dyshuar për keqpërdorime në tenderë, mes tyre edhe ish-zyrtar i lartë

Stefan Bogoev është një nga katër personat e ndaluar në aksionin e sotëm të Administratës së Policisë Financiare, i zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, në lidhje me dyshime për keqpërdorime në një procedurë tenderimi që lidhet me Drejtorinë e Doganave.

Sipas informacioneve fillestare, aksioni është fokusuar në dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, parregullsi financiare dhe shkelje në procedura të prokurimit publik.

Mes të përfshirëve në këtë rast përmendet edhe Aleksandar Spirkovski, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se të gjithë të dyshuarit janë marrë në procedurë hetimore.

Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi provat apo rolin konkret të secilit prej të dyshuarve. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa gjatë ditës pritet që Policia Financiare dhe Prokuroria të dalin me njoftim zyrtar për opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE