LAJME / E Shtunë 8 Shkurt 2025, 13:01

Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re/ Për kë është dedikimi? (VIDEO)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.

Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.

Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:

Egli: “Për çfarë, për kë? Më takon ta di”.

Gjesti:Personale e imja”.

Egli:Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë”?

Gjesti:S’është e vërtetë”.

Egli:Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: Të lutem, kuptomë. Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua”?

Gjesti:Po të them, është diçka personale”.

Egli: “Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon”?

Kjo bisedë ka lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi ndjenjat dhe mesazhet e fshehura mes dy banorëve.