
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, është bërë subjekt i kritikave në rrjetet sociale, pasi ka paralajmëruar një koncert në Malësi të Malit të Zi në një kohë kur vëmendja e opinionit publik është përqendruar te procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Facebook, Llalloshi ka ftuar ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së saj që të marrin pjesë në koncertin e planifikuar në Mal të Zi.
Paralajmërimi i koncertit ka nxitur reagime, pasi vjen në një periudhë kur Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar dhe deputetët pritet të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.
Kritikët kanë ngritur pikëpyetje nëse një deputet duhet t’i japë përparësi angazhimeve artistike në një moment të rëndësishëm institucional, duke theksuar se deputetët kanë përgjegjësi kushtetuese ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë njoftim zyrtar që tregon se koncerti i paralajmëruar përplaset me orarin e ndonjë seance parlamentare apo se deputetja do të mungojë në punimet e Kuvendit për shkak të këtij angazhimi.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Edona Llalloshi nuk ka reaguar ndaj kritikave që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me aktivitetin e saj artistik, ndërsa mbetet të shihet nëse ajo do të marrë pjesë në seancat e ardhshme të Kuvendit krahas angazhimeve të saj muzikore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
