LAJME / E Shtunë 20 Prill 2024, 22:10

Edicionit të tretë të Big Brother po i vjen fundi, ja kur do të mbahet finalja e madhe

Mbrëmja e sotme ka nisur me surpriza në reality show-n Big Brother Vip.

Teksa ishin duke diskutuar për momentet që kanë ndodhur gjatë këtyre 100 ditëve, banorët i kërkuan Ledjonit të tregojë datën e finales së madhe.


Moderatori Ledion Liço nuk nguroi të tregonte finalizimi i këtij rrugëtimi do të mbahet më 25 Maj.

Mes emocioneve e lotëve do të shpallet fituesi I edicionit të tretë të spektaklit televiziv Big Brother Vip Albania.