LAJME / E Premte 13 Tetor 2023, 00:12

Edi Rama dhe Albin Kurti të ndarë në tribuna, përballë banerit “Mallkue qoftë kush s’na do bashkë”

“Mallkue qoftë kush s’na do bashkë”, ka qenë njëri prej banerëve të shpalosur sonte në “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki, të cilët kuqezinjtë të fituan 3:0.

Por ajo që ka rënë në sy, është qëndrimi i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe Edi Ramës së Shqipërisë. Nga pamjet e publikuara Kurti dhe Rama kanë qëndruar krejt ndaras, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo pamje është quajtur e shëmtuar nga analistët në studion e sportit në KlanKosova.