LAJME / E Premte 13 Shkurt 2026, 11:11

E turpshme/ Ky këngëtar kopjon hitin "Valle Kosovare" të Shpat Kasapit, plasin komentet

Projekti më i ri muzikor i dyshes bullgare Azis dhe Tsvetelina Yaneva, i titulluar “Havte”, ka shkaktuar diskutime të forta për shkak të ngjashmërisë së madhe me hitin e njohur shqiptar “Valle Kosovare”.

Kjo ngjarje ndodh në një periudhë kur kënga ikonike e artistit të ndjerë Shpat Kasapi është rikthyer fuqishëm në vëmendje, duke u kthyer në një trend ndërkombëtar me miliona video në platformën TikTok.

Dëgjuesit shqiptarë kanë vënë re menjëherë se vija melodike e refrenit në këngën bullgare, e prodhuar nga Costi, tingëllon pothuajse identike me atë shqiptare, ndërkohë që në kreditet zyrtare nuk ka asnjë referencë për autorët e “Valles Kosovare” apo vetë Shpat Kasapin.

Kjo mungesë citimi ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, duke nxitur debate nëse bëhet fjalë për një frymëzim, një përshtatje apo një kopjim të drejtpërdrejtë të këngës origjinale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE