
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka dhunuar ish-bashkëjetuesen dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë dhe familjarët e saj.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 17:30, shtetasi me inicialet K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij. Aty dyshohet se ai e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, sipas të dhënave paraprake, 31-vjeçari e ka kanosur me armë zjarri ish-partneren dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër dhe duke krijuar panik në zonë.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policia e Shtetit kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar në një kohë të shkurtër.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që ndaj 31-vjeçarit të ngrihen akuzat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
