LAJME / E Hënë 18 Mars 2024, 14:02

E rëndë/ "Terror" në karnavale, dy të rinj shqiptarë plagosin një 25-vjeçar në Greqi

Një sherr mes tre personash ka agravuar deri në përdorimin e thikës e cila solli plagosejne e një 25-vjeçari. Mësohet se dy shqiptarë kanë plagosur me thikë një 25-vjeçar gjatë karnavaleve në Rodos, në Greqi.


Mësohet se fillimisht ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar duke në plagosje. Dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit. Për shkak të sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë.