
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Halkidiki të Greqisë, ku autoritetet po hetojnë gjetjen e një qeseje me eshtra njerëzore në një zonë pyjore në Pefkohori.
Zbulimi u bë pasditen e së enjtes rreth orës 17:30, në zonën Glarokavos, nga kryetari i komunitetit, Giorgos Tsirkoudis, i cili ndodhej në vendngjarje së bashku me punëtorë për punime pastrimi.
Sipas informacioneve të fundit, trupi është gjetur pa kokë.
Në një deklaratë për median lokale thestival.gr, Tsirkoudis tha: “Ishte saktësisht ora 5:30 kur gjeta një qese të mbështjellë, e cila ishte e grisur në disa vende. Në fillim mendova se bëhej fjalë për eshtra kafshe, por në fund rezultoi se brenda ishte trup njeriu.
Kur e pashë më nga afër, dallova një dorë me unazë. Ishte një person. Pranë ndodhej edhe një valixhe; besoj se trupi ishte brenda saj dhe, për shkak të pastrimit të zonës, doli në sipërfaqe”.
Në hetime po merr pjesë Nën-Drejtoria për Krimet kundër Jetës dhe Pronës, pjesë e Nën-Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Greqinë Veriore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
